SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, sot do t’iu komunikohen akuzat

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi qe u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit do i komunikohet akuza në orën 12.00 nga SPAK, ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohet akuza në orën 14:00.

Akuzat do t’iu komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë brenda pak ditësh.

Në një seancë paraprake, GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet pas për plotësim faktesh apo edhe të pushohet për mungesë provash.

Lajme të tjera |  “Në dosje ka shumë dibranë dhe grekë”, Meta i shkruan Grida Dumës nga burgu dhe nxjerr emrat: Pse SPAK nuk i pyet këta tre personazhe

Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us