SPAK rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për marrjen pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Kërkesa e depozituar në 15 Janar të këtij viti nga mbrojtësit ligjorë të ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, është rrëzuar nga ana e prokurorëve të SPAK në datën 18 Janar.

Personi nën hetim Sali Berisha (i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.

Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj“, njofton SPAK.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us