Nga Korça ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte i ashpër me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, madje duke fyer prokurorët. Meta, gjatë fjalës së tij iu drejtua Strukturës së Posaçme me fjalët “tarallaku”, ndërsa kishte një paralajmërim të fortë ku tha se nëse ata nuk hetojnë kallëzimet e Partisë së Lirisë pasojat do të jenë fatale.
Ilir Meta: Një gjë duhet të dijë SPAK-u, se nuk dua ti them tarallaku, Partia e Lirisë nuk mund të sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK-u përpara. Të bëjnë hetimet për ato kallëzimet që ne kemi bërë përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale.