SPAK vazhdon hetimet për ish zyrtarët që dhanë me qira bazën detare në Sarandë!

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsionvijon të marrë në pyetje ish zyrtarë, ushtarakë dhe biznesmenë, lidhur me hetimet që kjo strukturë po kryen për pronat e ushtrisë.

Ish-drejtori i drejtorisë së logjistikës në komandën e forcës së bashkuar, njëkohësisht ish-drejtues i agjencisë së inteligjencës së sigurisë dhe mbrojtjes dhe ish-komandat i Forcës Detare, Ylber Dogjani, është marrë në pyetje pak ditë më parë nga SPAK.

Përveç Dogjanit, në pyetje është marrë edhe një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit.

SPAK po heton disa prej pronave të ushtrisë të cilat kanë kaluar në pronësi private, ndër to baza detare e Limionit në Sarande dhe zona të tjera ku në pyetje është marrë edhe ish-ushtaraku i lartë Artur Meçollari, në cilësinë e kallëzuesit.

Po ashtu edhe Bardhyl Kollçaku deputet i PS dhe njëherësh ish-Shef i Shtabit të përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Lajme të tjera |  Në prag të zgjedhjeve, Qeveria fal të gjitha gjobat që nga viti 2015

E kallëzuar është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.
Në muajin mars të vitit 2023, Gjykata e Posaccme pranoi kërkeën e SPAK për të sekuestruar në formë preventive Bazën Ndihmëse “Limion” në Sarandë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us