Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, gjatë një interviste për Report Tv, ku ka folur me tone të ashpra kundër liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Ngjela u shpreh se Berisha është një figurë e konsumuar politikisht dhe se largimi i tij nga skena politike do të sillte një të ardhme të re për Partinë Demokratike.

“Akoma nuk e mësuat ju kush është Saliu? Ai është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota. Do ta dëgjoni, ai nuk ka punuar për Shqipërinë. Mos u merrni me të”-tha Ngjela.

Ngjela theksoi se Berisha nuk ka më asnjë rol përfaqësues dhe se është i shpallur “non grata” nga SHBA.

“E ka bërë këtë gjithmonë. As drejtor në një ndërmarrje nuk mund të jetë, është shpallur non grata. Përsëritja është një faliment”-vijoi Ngjela.

Avokati nënvizoi se për të shpëtuar Partinë Demokratike, Berisha duhet të largohet nga drejtimi i saj, duke shtuar se mes tij dhe Ramës ka bashkëpunim të heshtur.

Lajme të tjera |  '11 maji'/ Opozita mori 320 mijë vota më pak se PS, Berisha: Kontrata me LaCivita ia vlejti, bëri fushatën më të suksesshme

“Po të iki ai nga PD, PD merr pushtetin. Rama dhe Berisha janë bashkë. A e kuptoni që Saliu e mban Ramën”- tha më tej avokati.

Në lidhje me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, Ngjela vlerësoi punën e SPAK dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetimet që po kryhen.

“SPAK-u po punon, edhe është me ekspertë të huaj dhe ata janë me skrupulozitet. SPAK ka punuar shumë mirë. Saliun e ka në proces penal. Po të tjerët, se korrupsioni ishte shumë i gjerë?”-tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar për të dalë nga uzurpimi dhe për të përmbushur qëllimin e shpallur edhe nga aleatët ndërkombëtarë.

“Do i qëndrojmë asaj që tha Blinken, do ta heqim korrupsionin. Ne po presim që Shqipëria të dalë nga uzurpimi”-përfundoi Ngjela.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us