Spektakël mes 3 golave, Shqipëria U21 mposht Hungarinë në transfertë

Shqipëria U-21 triumfoi me rezultatin 1-2 në miqësoren e parë të muajit qershor ndaj Hungarisë, e zhvilluar pasditen e sotme në transfertë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Kevin Dodaj dhe Enes Osmani.

Formacioni titullar i zgjedhur nga trajneri Bushi ishte: Simon Simoni (C), Elton Fikaj, Arlind Kurti, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Enes Osmani, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ledjo Tresa dhe Rrok Toma.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bushi aktivizoi Kevin Dodajn, i cili e shpërbleu menjëherë besimin duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Hungaria barazoi në minutën e 74-t, por vetëm dy minuta më pas, Enes Osmani riktheu epërsinë për kuqezinjtë.

Gjatë pjesës së dytë, tekniku Bushi realizoi disa zëvendësime, duke provuar elementë të ndryshëm të skuadrës.

Lajme të tjera |  “Ju keni bashkëshorten serbe”, si iu përgjigj Gjimshiti pyetjes provokuese të gazetarit serb

Takimi u mbyll me suksesin 1-2 për Shqipërinë U-21. Më 8 qershor, Shpresat do të luajnë ndeshjen e radhës miqësore ndaj Turqisë në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us