Spektakël pa fitues mes City dhe Interit, PSG dhe Dortmund ia dalin në Champions

Këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e radhës në Champions League. Dortmund fitoi 0-2 ndaj Clubbe Brugge, falë dy golave të talentit anglez Gittens.

Ashtu siç pritej, Interi dhe Mancheszer City zhvilluan një supersfidë, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 0-0. Si zikaltërit, ashtu edhe të besuarit e Guardiolës patën rastet e tyre, por pa i përkthyer dot në gol.

PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në sfidën tjetër, Celitc fitoi 5-1 me debutuesit e Slovan Bratislava.

Lajme të tjera |  Hansi Flick apo Pep Guardiola? Ferran Torres zgjedh më të mirin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us