Spiropali: Turistët nuk kanë ardhur vetëm nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama…

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qenë ajo që ka hapur Kongresin e Partisë Socialiste, ku është shprehur me superlativa për punën e qeverisë që drejtohet nga Edi Rama. Në fjalën e saj Spiropali foli për turistët që vizituan vendin tonë këtë vitl, ku tha se “nuk erdhën vetëm për shkak të një kryeministri të jashtëzakonshëm si Edi Rama, i cili nuk i la kusur ambasadorit rus në Këshillit të Sigurimit, por kanë ardhur të ndjellë nga një vend me diell”.

“10 milion turistë në një vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të nxitur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama, që si lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes në Këshillin e Sigurimit.

Ata kanë ardhur të ndjellë nga një vend me diell, dritë, shpresë dhe optimizëm, një vend dinamik, i sigurtë për të jetuar dhe me bukën e kripën më të lirë në Evropë”, tha ndër të tjera Spiropali në fjalën e saj në Kongres.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us