Stano i jep përgjigjen e prerë Greqisë për kërcënimet me Belerin: Mos krijoni krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe

Zëdhënësi i Joseph Borrell, Peter Stano ka dhënë një pëgiigje të qartë dhe të prerë Greqisë për çështjen e Fredi Belerit.

Pjesë nga intervista në OPEN TV news:

Gazetarja: Qeveria greke e bëri të qartë që do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sa kohë që Kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës mbetet në burg.
Stano: Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat.

Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentat dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit.

Lajme të tjera |  'U importua nga Holanda'/ Alarmi i RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer me "dioksid squfuri"!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us