Stano: Së shpejti pritet të fillojë themelimi i Asociacionit së komunave me shumicë serbe

-Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka deklaruar se së shpejti do fillojë thellimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë për REL ai shprehet: Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit.

Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë. Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave.

Lajme të tjera |  Pacientët me leucemi në mëshirë të fatit! Mungon ilaçi “Imatinib”, rrëfimet: E marrim kontrabandë, paguajmë deri në 700 euro në muaj

“Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”, tha Stano.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us