STATISTIKAT/ Vllaznia e mbylli si goleadorë, Bylisi me mbrojtjen më të brishtë

Superiorja ka ulur siparin dhe tashmë do të luhen “Final 4”, ku do të përcakohet edhe fituesi i kampionatit. Formula në fjalë parashikon që trofeu do të “luhet” mes Egnatias, Vllaznisë, Dinamos dhe Partizanit.

Tashmë është koha e duhur për të bërë një analizë, konkretisht në spektrin e golave. Vllaznia “mburret” me sulmin më të mirë, ku ekipi shkodranë e gjeti rrugën e rrjetës plotë 54 herë, me kryeshënues Bekim Balaj.

Më pas vjen Dinamo dhe Egnatia, respektivisht 49 gola dhe 47 të tillë. Megjithatë ekipi i Brdariç nuk pati “fuqin” e duhur për ta mbyllur ne vendin e parë. Golat kanë qënë pika e fortë e Vllanizsë, ama jo rezultative sa ta bënte diktatin në tabelë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Leroy Sane refuzoi ofertën “faraonike” nga Arabia

Nga krahu tjetër Bylis rregjistron numrin më të lartë të golave të pësuar, 50, teksa demostroi qartazi problemet e theksuara në prapavijë. Interesnatë është se ekipi ballshiot arriti të rezistojë, i shpëtojë rënies nga kategoria.

Statistikat e Bylisit janë një “ekuacion” më vete. Numër të vogël golash të shënuar, 33 (të parafundit në këtë kategori), por rezultativ në marrjen e pikëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us