Studentët ‘pushtojnë’ rrugët e Beogradit! Protesta më e madhe në dekadat e fundit në Serbi

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit. Tubimi i sotëm është më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë në Serbi në dekada. Aksioni, i udhëhequr nga studentët, po shihet si kulmi i protestave disamujore kundër korrupsionit, të cilat kanë paraqitur sfidën më të madhe për qeverisjen dhjetëvjeçare të presidentit Aleksandar Vuçiç. Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.

Slogani “me 15 mars për 15” ka të bëjë me 15 viktimat e rrëzimit të betonit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Studentët 'pushtojnë' rrugët e Beogradit! Protesta

PAMJE NGA PROTESTA
Studentët 'pushtojnë' rrugët e Beogradit! Protesta

PAMJE NGA PROTESTA
Studentët 'pushtojnë' rrugët e Beogradit! Protesta

PAMJE NGA PROTESTA
Studentët 'pushtojnë' rrugët e Beogradit! Protesta

PAMJE NGA PROTESTA
Studentët 'pushtojnë' rrugët e Beogradit! Protesta

PAMJE NGA PROTESTA

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje të gjithëve që protesta e sotme në Beograd të vazhdojë paqësisht dhe autoritetet shtetërore të mos përdorin forcë përveç në rastet e nevojshme dhe tha se shteti do të marrë të gjitha masat për të siguruar paqen dhe stabilitetin.

Demonstratat masive kanë marrë vrull në vend që kur 15 njerëz u vranë pasi një çati u shemb në një stacion treni të sapo rinovuar në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad. Pas kësaj tragjedie, për tre muaj protestat nuk kanë ndalur në Beograd, pasi qytetarët akuzojnë qeverinë se qëndron pas kësaj, për shkak të korrupsionit që ka “pushtuar” vendin. Studentët në Serbi vazhdojnë me protestast e tyre dhe me bllokimin e rrugëve kryesore.

Deri tani nga protestat është tërhequr kryeministri Milosh Vuçeviç, por as kjo lëvizje nuk i ka kënaqur protestuesit. Universitetet e vendit janë bllokuar, deri sa të pranohen kërkesat e tyre. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të minimizuar situatën, zemërimi publik ka arritur kulmin. Protestuesit, të udhëhequr kryesisht nga studentë, mësues dhe punëtorë, kanë thënë se kjo tragjedi është rezultat i korrupsionit të pushtetit.

Lajme të tjera |  Presidenti Begaj-qytetarëve për 11 majin: Keni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us