Studimi: Gjithnjë e më shumë të rinj po vdesin nga kanceri

Edhe pse vdekjet e përgjithshme nga kanceri po zvogëlohen në BE, shkalla e vdekjeve nga kanceri kolorektal (zorrëve) midis 25 dhe 49 vjeç është në rritje. Rreth 1.27 milionë njerëz në BE do të vdesin nga kanceri këtë vit. Të dhënat e përdorura nga autorët e studimit vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila e ka vitin e 14 që publikon parashikime të tilla. Sipas studiuesve të Universitetit të Milanos, shkaku është një përqindje e lartë e të rinjve mbipeshë. Shkaqe të tjera janë edhe konsumimi i shtuar i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Çdo vit, rreth 55,000 njerëz diagnostifikohen me kancer të zorrës së trashë dhe më shumë se 20,000 humbin jetën. Shkaku: rritje në kancerit në muret e zorrëve. Sipas parashikimit të ekipit hulumtues për vitin 2024 , shkalla e vdekjes nga kanceri i zorrës së trashë do të rritet veçanërisht ndjeshëm në krahasim me vitin 2018 në Britaninë e Madhe: me 26 për qind te meshkujt dhe pothuajse 39 për qind te femrat në grupmoshën 25 deri në 49 vjeç.

Lajme të tjera |  Disfata elektorale - Flutura Açka: Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare

Një rritje u regjistrua edhe në Itali, tek meshkujt spanjollë dhe polakë dhe tek femrat 25-49-vjeçare në Gjermani.

“Shkalla e vdekjeve tek të rinjtë është shqetësuese. Edhe pse diagnoza dhe trajtimi i kancerit të zorrës së trashë janë përmirësuar,”– tha Carlo La Vecchia nga Universiteti i Milanos.

Normat e vdekjeve nga kanceri i stomakut, kanceri i mushkërive , kanceri i fshikëzës dhe leucemia po bien edhe më shumë te meshkujt në Gjermani. Por nuk ka asnjë ndryshim tek kanceri i prostatës. Numri i vdekjeve nga leuçemia, kanceri i stomakut, kanceri i gjirit dhe kanceri i vezoreve po bie në Gjermani, ndërsa në rritje është kanceri i fshikëzëz.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us