STUDIMI: Një cigare e vetme iu heq 20 minuta nga jeta

Nëse keni vendosur që të lini duhanin për ketë vit, duhet ta lexoni këtë studim. Një vlerësim i ri i dëmeve të cigareve zbuloi se ato shkurtojnë jetëgjatësinë edhe më shumë sesa kishin menduar fillimisht mjekët. Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se mesatarisht një cigare e vetme shkurton rreth 20 minuta nga jeta e një personi, që do të thotë se një paketë tipike prej 20 cigaresh mund të shkurtojë jetën e një personi me gati 7 orë.

Sipas analizës, nëse një duhanpirës që konsumon 10 cigare në ditë e ka lënë vesin më 1 janar, mund të parandalojë humbjen e një dite të plotë jete deri më 8 janar.

Lajme të tjera |  Putin flet për një Luftë të Tretë Botërore: Është shqetësuese, s’po bëj shaka! Ka shumë potencial konflikti

“Njerëzit në përgjithësi e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme, por priren të nënvlerësojnë sa shumë. Mesatarisht, duhanpirësit që nuk e lënë duhanin humbin rreth një dekadë jetë. Janë 10 vite kohë të çmuar, momente jete dhe momente me të dashurit e zemrës,” tha për “The Guardian“, Dr Sarah Jackson, një studiuese kryesore në grupin kërkimor.

Pirja e duhanit është një nga shkaqet kryesore në botë të sëmundjeve dhe vdekjeve, duke vrarë deri në 2/3 e përdoruesve afatgjatë. Në Britaninë e Madhe, pirja e duhanit shkakton rreth 80,000 vdekje në vit dhe po ashtu, është “fajtor” për 1/4 e të gjitha vdekjeve nga kanceri.

Studimi, i porositur nga Departamenti i Shëndetësisë, bazohet në të dhënat më të fundit nga Studimi i Mjekëve Britanikë, i cili ka nisur që në vitin 1951 deri më sot.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 21 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Edhe pse disa duhanpirës jetojnë një jetë të gjatë, shumë prej tyre zhvillojnë sëmundje të lidhura me duhanin dhe madje disa prej tyre vdesin në të 40-at.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us