Studimi/ Përfaqësimi i lartë i grave në këshilla bashkiak, por barazia gjinore me hendek të theksuar! Gratë këshilltare në 11 bashki u lejuan të flasin vetëm në 30% të rasteve

Shqipëria renditet ndër vendet evropiane me përfaqësimin më të lartë të grave në këshillat bashkiake. Përfaqësimi numerik është 36%, shifër kjo afër zbatimit të kuotës gjinore 50/50. Por përtej arritjeve në shifra, një studim për disa muaj i prezantuar këtë të enjte nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) në 11 këshilla bashkiak të vendit, ka nxjerrë në pah një hendek të barazisë gjinore.
Ndër gjetjet kryesore të mbledhura dhe transkriptuara nga 49 mbledhje të këshillave (Dimal, Durrës, Fier, Korçë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Pukë, Sarandë dhe Tiranë), lidhen me marrjen e fjalës dhe ndërprerjen e fjalës nga ana e grave këshilltare, fushat në të cilat ato përfshihen në diskutim, presioni politik që u bëhet dhe jo vetëm.
Gjatë periudhës së marrë në studim, këshilltarët e morë fjalën 8,300 herë dhe që këtu hendeku gjinor është mjaft i lartë, pasi burrat e morën fjalën 6,169 herë (74.33%) dhe gratë e morën fjalën 2,131 herë (25.67%).
Edhe për sa i përket ndërprerjes së fjalës, gratë vijojnë të jenë shumë larg kryesimit të burrave. Nga 977 herë që pati ndërprerje të fjalës, këshilltareve gra ju ndërpre fjala në 453 raste.
Edhe për sa i përket ndonjë teme diskutimi, gratë gratë, statistikisht, nuk dominuan në asnjë fushë në vitin 2023. Në çdo diskutim rreth arsimit, shërbimeve publike, infrastrukturës rrugore, transportit, ujësjellësit etj, ishin burrat që dominonin, nxjerr në pah studimi i AWEN.
Një fenomen tjetër që u vu re ishte dhe largimi dhe mos rikandidimi i grave për këshilltare bashkiake dhe kjo ndodhte për disa arsye. Drejtuesit e partive vendosin të zëvendësojnë gratë. Kishte raste që ato hiqnin dorë për shkak të eksperiencave jo të mira apo për shkak të presionit që u bëhet nga drejtuesit e partisë.
Studimi i këtyre të dhënave u mbështet në kombinimin e disa metodave të tjera, si për shembull intervistave. Gjatë diskutimeve me 20 këshilltare, u tha se gratë marrin edhe shumë ofendime, si për shembull, “U bëre ti!” apo “Ju nuk dini gjë!”.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

https://awenetwork.org/media/665858df0c2bc.pdf

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us