Stuhi golash në Bergamo, Atalanta e Gjimshitit shkatërron Cesenën e Shpendit

Atalanta e Berat Gjimshitit ka triumfuar me golëadë ndaj Cesenës së Christian Shpendit me shifrat 6-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë.

Bergamaskët realizuan plot katër gola në pjesën e parë ndaj miqve, dy herë me De Ketelaere, një herë Zappacosta dhe Samardzic. Ndërsa në pjesën e dytë realizoi Brescianini dhe Samardzic për të dytën herë.

Golin e nderit për ekipin e Cesenës e realizoi Ceesay i ardhur nga stoli. Në çerekfinale Atalanta do të përballet me Bolognan.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Igli Tare krijon “koloni shqiptarësh” te Milan, pas Gjimshitit “piketohet” edhe futbollisti i Zvicrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us