Stuhia godet fshatrat e Elbasanit, breshëri shkakton dëme në pemëtari e bujqësi

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri të madhësisë së pazakontë ka goditur fshatrat Tregan dhe Bathë në Qarkun e Elbasanit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës.

Breshëri me intensitet të lartë dhe madhësi të krahasueshme me kokrrat e lajthisë ka goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë kulturat e mbjella të pranverës si edhe pemët frutore që ndodhen në fazën e zhvillimit më të ndjeshëm.

Në shumë prej parcelave me pemtari dhe vreshtari, gjethet dhe frutat janë dëmtuar ose janë shkulur tërësisht nga degët, ndërsa disa rrënjë janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Breshëri ka dëmtuar gjithashtu infrastrukturën bujqësore, përfshirë sistemet e ujitjes dhe rrjetet mbrojtëse të serrave.

Lajme të tjera |  “Më dogji kur pashë Latifin me Vrenozin”, Rama ironizon takimin e PD: Korçë o Korçë, të lanë Vrenon të të bëjë madhështore, ai është sot ‘boss’-i i ri i PD

Të tjerë fermerë shprehen se dëmet financiare janë të pallogaritshme për momentin. Stuhitë me breshër janë gjithnjë e më të shpeshta në këtë periudhë të vitit, por sipas banorëve  dhe specialistëve të bujqësisë, kjo ishte një nga më të fuqishmet e viteve të fundit. Ekspertët paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, raste të tilla ekstreme pritet të shtohen.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us