Stuliç: Nuk e nënvlerësojmë Shqipërinë, duhet të jemi të përqendruar për të marrë tre pikët

Nikola Stuliç pati një sezon të mirë me Charleroi në Belgjikë, duke realizuar 16 gola dhe për këtë u grumbullua me Serbinë për ndeshjet me Shqipërinë dhe Andorrën. 23-vjeçari, i cili e ka thirrjen e dytë në përfaqësuese, vlerëson Kuqezinjtë, por mendon se duhet të luftojnë për tre pikët në Tiranë.

“Padyshim nuk duhet t’i nënvlerësojmë, pasi kanë lojtarë të mirë. Kujtoj ndeshjen e tyre me Italinë në Europian, ku kaluan në avantazh menjëherë. Është një skuadër e mirë, plot cilësi, por nëse do të jemi të përqendruar dhe të japim maksimumin, mund të arrijmë objektivin: të kthehemi në shtëpi me 3 pikët.

Në sulmin e Serbisë ka një rivalitet të fortë, pasi, përveç Stuliç, janë edhe Mitroviç, Vlahoviç e Joviç. Përfaqësuesja serbe po zhvillon përgatitjet në Stara Pazova, ku do të qëndrojë deri të premten.

Lajme të tjera |  Dueli me Serbinë, presidenti Duka: Rezultati pozitiv për ne janë tre pikët, ky është objektivi i skuadrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us