‘Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit’

Avokatja shqiptare me banim në Suedi, Arlinda Loncari ka deklaruar për mediat e Kosovës se ka mundësi që Suedia të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit, i burgosur për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës. “Ka mundësi që Suedia ta kërkojë ekstradimin e tij”,tha avokatja Loncari.

Gjykata e Prishtinës ka caktuar ndaj të dyshuarve për vrasjen e Lirodona Ademajt 30 ditë paraburgim. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Ky i fundit dyshohet se ka organizuar vrasjen, Granit Plava dyshohet se ka kryer vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK, dyshohet për ‘marrëveshje për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë’.

Autoritetet nuk e kanë bërë të qartë zyrtarisht arsyen e vrasjes që tronditi opinionin publik shqiptar. Vrasja e Liridonës pati bujë mediatike, pasi fillimisht ishte raportuar se ishte ekzekutuar në një grabitje. Jo pak zemërim ka shkaktuar fakti që Murseli ka qenë në varrimin e viktimës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen, duke thënë se autorët meritojnë dënim maksimal.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us