Sulmet ndaj prokurorit Dado, Zogaj: E nisi Rama, e vijon Erioni

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar sulmet e Erion Veliajt ndaj prokurorit të çështjes, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se mënyrë të sjelljes politike e nisi Rama dhe po e vijon kryebashkiaku. Sipas Zogajt, njerëzit e drejtësisë janë më të kontrolluarit që kanë kaluar disa filtra, ndryshe nga institucionet e tjera.

“Unë kam vë re në këto ditë, se si këtij prokurorit çfarë nuk i thuhet, nga dëftesa e të tjera

Njerëzit më të kontrolluar në institucionet e shtetit shqiptar janë njerëzit e drejtësisë, që kanë kaluar në filtra që s’kanë kaluar të tjerët, nga Këshilli i Lartë i Prokurorrisë, Vettingu, ka patur Komision i Posaçëm i Apelimit, ka qenë edhe ONM-ja. A kemi sistem të ngjashëm? Nuk kemi në asnjë sektor tjetër, që bën filtrim kaq të rëndësishëm.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Rama e nisi këtë, hedh gurin dhe e vazhdojnë të tjerët, e vijon Erioni. A mund t’i mbivendosen këta sistemit të Vetingut, kontrollit

Erion Veliaj, Sali Berisha, Ilir Meta, Bushka janë në të të drejtën e tyre që të mbrohen.

Masat e sigurisë konfirmohen nga gjykata. Nuk është kjo gjuha në aulën e drejtësisë, gjuha e politikës, e mitingjeve, studiove.

Ka disa rregulla, është ajo e mbrojtjes së pushteteve”- tha Zogaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us