Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s.
Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.
Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj Katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit.
Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.
Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.
Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane.
Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.
“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar“, tha Majed Al Ansari.
Nga sulmet e Teheranit po ashtu nuk raportohen viktima, me ministrin e Mbrojtjes së vendit që shpreh bindjen se hapësira ajrore mbi Katarin mbetet e sigurt.
Ndërkohë, në Uashington, Presidenti Amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes Pepe Hegseth ndodhen në Dhomën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, me CNBC që raportoi se po e ndjekin nga afër situatën në Lindjen e Mesme.