Sulmi i sjell 30 mijë euro Partizanit, të kuqtë mbushin arkat

Archange Bintsouka është një nga çështjet kryesore te Partizani në javët e fundit. Kjo pasi lojtarit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe drejtuesit prej javësh kanë tentuar të rinovojnë me të.

Por pavarësisht këmbënguljes së drejtuesve për ta mbajtur, sërish nuk ia kanë dalë. Sulmuesi do të provojë një eksperiencë jashtë Shqipërie, ku “Newsport.al” ka mësuar se Qipro do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Kjo pasi një skuadër qipriote, emri i së cilës nuk bëhet e ditur për momentin ka siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Nga ky transferim Partizani do të përfitojë 30 mijë euro, shumë kjo që do t’u jepet për taksën e formimit të futbollistit.

Lajme të tjera |  E ardhmja e Asllanit, eksperti i merkatos i befason të gjithë: Nuk është në listë

Një shumë e konsiderueshme, e cila mbush arkat e të kuqve dhe iu jep mundësinë të bëjnë afrime gjatë kësaj periudhe. Kujtojmë se kongolezi në sezonin që u mbyll ishtë një pikë kyçe në formacionin e kryeqytetasve, ku luajti në 45 ndeshje, ia doli të shënojë 6 gola dhe të dhurojë edhe 5 asiste

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us