“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”,- shkruan Rama.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Asnjë shqiptar i lënduar nga sulmi
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Pragë, ku janë vrarë së paku 15 persona, si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se ministria është në kontakte të vazhdueshme me ambasadën shqiptare në kryeqytetin çek. Ai shpreh ngushëllime për jetët e humbura dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, shkruan Hasani. Ndërkaq, News24 raporton se në Universitetin e Arteve ku ndodhi sulmi me armë, punon një pedagoge shqiptare. Ajo ka qenë e pranishme kur ka ndodhur sulmi, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Pedagogia paraqitet e rënduar psikologjikisht.
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 15 persona. Më pas, ai kreu vetëvrasje