Sulmohet politikani serb në Mitrovicë

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokracia Serbe, Aleksandër Arsenijeviç ka rënë pre e një sulmi. Ka qenë vetë politikani i cili ka njoftuar ngjarjen në rrjete sociale. Ai tregon se një person e ka ofenduar dhe më pas ka tentuar t’i nxjerrë armën.

Politikani serb në Mitrovicën e Veriut pretendon se ky person, kombësia e të cilit nuk bëhet publike, ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj tij dhe herë të tjera.

Arsenijeviç konsiderohet si kundërshtar i  Listës Serbe në veri të Kosovës. Ai, së bashku me kolegë të tij, ka formuar një lëvizje qytetare me emrin “Mbijetesa Serbe”. Ish-profesori i kimisë e ka kritikuar hapur Listën Serbe të mbështetur nga Beograd, duke thënë se ajo nuk punon për qytetarët por për xhepat e saj.

Lajme të tjera |  Nigel Farage vijon replikat me Ramën: Shifrat e mia ‘ok’, të Ramës gabim. Vij për drekë në Tiranë…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us