Sulmuesi “braktis” Tiranën, kalon te ekipi tjetër i Superiores

Fatmir Prenga është larguar nga Tirana. Sulmuesit i ka përfunduar huazimi dhe në këtë mënyrë është rikthyr te Vora.

Skuadra e Arian Bellait zotëron kartonin e lojtarit, i cili ishte huazuar te Tirana për 1 sezon. Në 30 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, lojtari nga Mamurrasi shënoi 2 gola dhe dhuroi edhe 2 asiste.

24-vjeçari tashmë shihet si një futbollist kyç për kampionët e Kategorisë së Parë, të cilët në sezonin e ri do të luajnë në Superiore. Eksperienca e Prengajt e fituar në elitë do të ndihmojë ekipin të bëjë paraqitje mjaft pozitive në këtë sezon.

Lajme të tjera |  Nuk ka rinovime, 5 futbollistë të larguar nga Partizani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us