Sulmuesi legjendar i Bajern, Roi Makait: Musiala-Virc, dyshja më e mirë në historinë e gjermanëve

Sulmuesi ikonik i klubit të Bajern Roi Makait nuk i ka kursyer fjalët plot “mjaltë” për binomin e Gjermanisë Musiala-Virc.

Ish-futbollisti holandez ka mbetur i impresionuar nga kreativiteti dhe talenti i futbollistëve në fjalë, aq sa beson se ata mund të rikthejnë Gjermaninë “e artë”: “Florian Virc është lojtar i jashtëzakonshëm. Tepër i zgjuar dhe punëtor në shërbim të ekipit. Edhe pse nuk ka protagonizmin e Musialës, sërish interpretimi i lojës nga futbollisti i Leverkusen të magjeps.

Pas Xhamal Musialas është magjistar i vërtetë me topin në këmbë. Talenti më i madh që kam parë në historinë e përfaqësueses gjermane. I zoti të mbulojë disa role në fazën ofensive, duke nisur me linjat, profili i numrit 10 e deri shërbimi i shokëve të ekipit. I bindur se çdo trajner do e dëshironte ta kishte në grup. Sa herë që Musiala dhe Virc veprojnë me njëri-tjerit, janë të pandalshëm”, tha Makai.

Lajme të tjera |  Skenar i tmerrshëm për Skënderbeun, barazimi me rekord pikësh mund ta hedhë nga Superiorja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us