Sulmuesi më në formë i Premier Ligë, Anglia humbet lojtarin e rëndësishëm për sfidën me Shqipërinë

Kol Palmer nuk do të jetë në dispozicion të Anglisë, për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Sulmuesi Çelsit është dëmtuar dhe kështu Anglia humbet sulmuesin më në formë, që luan në Premier Ligë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Çelsit ku Palmer po spikat për të dytin sezon radhazi.

“Kol Palmer nuk do të luajë për Anglinë, ai është i dëmtuar. I nevojiten teste mjekësore. Janë të planifikuara për të hënën.

Shpresojmë të rikthehet pas pushimit për shkak të kombëtare, por duhet të shohim. Është një problem muskulor”, u shpreh Enzo Mareska.

Plot 14 gola dhe 6 asistë ka dhuruar Palmer, vetëm në Premier Ligë për këtë sezon.

Lajme të tjera |  U largua nga Laçi, por jo nga Superiorja, ish-i i Partizanit “fut në sherr” ekipet e kryeqytetit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us