“Sundimi i ligjit”/ Arrestohet 40-vjeçari, mori peng dhe dhunoi një shtetas

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka dhunuar me sende të forta duke e plagosur rëndë një shtetas, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij viti.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit” në pranga përfundoi Alfred Ndoj, i cili është edhe personi i pestë dhe i fundit që arrestohet nga policia për pengmarrjen dhe dhunimin barbar të një shtetasi, më 19 janar 2023.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur në janar 2023, ku Gentian Omeri u mbajt peng me forcë në automjet nga Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj, Alfred Ndoji ( 3 vëllezër), si edhe dy djemtë e Astritit, konkretisht shtetasit Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj.

Ata dyshohet se kanë përplasur me dashje automjetin që ku udhëtonte i dhunuari dhe më pas e kanë futur në makinën e tyre.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Pasi e kanë plagosën rëndë me sende të forta, 5 familjarët e lanë pa ndjenja në rrugë Gentian Omerin dhe u larguan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us