Super Pogradeci! Liqenorët gati për elitën, Superiorja kalon nga Tirana

Pogradeci ka arritur një fitore madhështore sot në “Elbasan Arena” me rezultatin vendimtar 1-0 përballë Besës së Kavajës. Ekipi liqenor bëri një paraqitje dinjitoze sot përballë kavajasve, të cilët i eliminoi nga gara për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Goli vendimtar sot u realizua nga Festim Alidema me një goditje dënimi të shkëlqyer. Pogradeci arriti të mbajë rezultatin deri në fund dhe portën e paprekur ndaj Besës.

Në momentin e rënies së bilbilit të fundit nga gjyqtari Eldorjan Hamiti, tifozeria e Pogradecit shpërtheu në festë të madhe në tribunat e “Elbasan Arenës”. Tashmë janë edhe 90 minuta në lojë për “ëndrrën” e madhe Superiore, që kalon nga Tirana.

Lajme të tjera |  Në Pogradec të papërmbajtshëm për Superioren, premio për “kokën” e Besës

Pogradeci kreu dhe një ndeshje mjaft të mirë disa ditë më parë në sfidën e parë të Play Off-it transfertë ndaj Burrelit me shifrat 1-0, ndërsa sot triumfoi ndaj Besës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us