Surprizojnë trajnerët Inzaghi dhe Flick, Interi dhe Barcelona rikthejnë “liderët”

Ditën e nesërme, Interi do të presë Barcelonën në orën 21:00 për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajnerët Simone Inzaghi dhe Hansi Flick kanë marrë një vendim për sulmuesit e tyre kryesorë.

Siç raportojnë mediat italiane, Lautaro Martinez është rikthyer në stërvitje pak më parë me pjesën tjetër të grupit. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse sulmuesi argjentinas do të jetë në formacion nesër ndaj katalanasve.

Nga ana tjetër, trajneri Hansi Flick ka publikuar dhe listën e lojtarëve që do të udhëtojnë nesër në “San Siro”. Surpriza e madhe në këtë listë, është grumbullimi i Robert Leëandoëskit, por polaku me shumë gjasa do ta nisë sfidën nga stoli.

Lajme të tjera |  Eliminuan Partizanit falë avantazhit të renditjes, REAGON për herë të parë Egnatia si finaliste

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us