Sylvinho duartroket 40 golat e sulmit kuqezi, Kombëtarja “kërcënon” Anglinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 21 mars në transfertë përballë Anglisë, ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Edhe pse është një ndeshje tepër delikate, optimizmi nuk mungon te Shqipëria. Ndërkohë që i gjithë besimi është te reparti i sulmit, pasi do ta kenë ata rolin kryesor në shënimin e golave.

Dhe pikërisht kjo gjë ngjall shpresa, duke parë edhe statistikat e sulmuesve kuqezi gjatë këtij sezoni.

Myrto Uzuni është “krenaria” e sulmit, pasi deri më tani ka shënuar 14 gola. Pas tij vjen me 12 gola Jasir Asani, ndërsa Rey Manaj ka shënuar 8 të tillë. Ernest Muçi vjen pas lushnjarit, me sulmuesin e Besiktas që ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë që Armando Broja, edhe për shkak dëmtimi gjatë këtij sezoni nuk ka shënuar asnjë gol. Megjithatë, te “ylli” shqiptar i Everton ka ende shumë pritshmëri, sidomos në përballjen ndaj “3 Luanëve”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ E çuditshme, por e vërtetë! Dy klubet e Superligës kontaktojnë Kevin De Bruyne

Rey Manaj: 8 gola

Ernest Muçi: 6 gola

Jasir Asani: 12 gola

Armando Broja:

Myrto Uzuni: 14 gola

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us