Sylvinho e do në Kombëtare, talenti 20-vjeçar shfaqet në Shqipëri në prag të sfidës me Serbinë

Nelson Weiper është një nga dëshirat më të mëdha të Sylvinhos për sulmin e Kombëtares shqiptare. Sulmuesi me origjinë gjermane, por me mama shqiptare, ishte dje në Shqipëri.

Ai u shfaq papritur në ndeshjen e Kampionatit Europian, Shqipëri U17 – Gjermani U17, e cila u fitua 0-4 nga këta të fundit. Weiper e ndoqi nga shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” këtë duel, duke ndarë edhe një foto me ndjekësit.

Vlen të përmendet, se 20-vjeçari është një nga emrat më të lakuar për një kalim të mundshëm nga Gjermania U21 te Kombëtarja shqiptare. Kujtojmë se momentalisht, Weiper luan me Mainz në Bundesligë.

Sylvinho e do në Kombëtare, talenti 20-vjeçar shfaqet në

Foto e publikuar nga Nelson Weiper
Lajme të tjera |  VIDEO/ Napoli shpallet kampion i Italisë! Dy gola ndaj Kaljarit i vendosin vulën mrekullisë së Kontes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us