Sylvinho me “dorë të hekurt”, rregulla strikte për futbollistët

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Anglisë më 21 mars në “Wembley” ora 20:45 dhe me datë 24 do të duelojnë me Andorrën në “Arenën Kombëtare” ora 20:45. Sfida këto që janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe synimi i Kombëtares tonë është që të marrin sa më shumë pikë të munden.

Por për këtë Sylvinho dhe stafi i tij kanë vendosur rregulla strikte për futbollistët. Kështu kuqezinjtë ditën e nesërme do të udhëtojnë drejt Londrës, ku do të akomodohen në një nga hotelet e stadiumit.

Gjithçka do të jetë me orar, teksa për çdo gjë tjetër duhet të merret leje te stafi. Nëse më parë lotarët mund të takonin ndonjë familjar ose të afërt te kafja e hotelit, tashmë diçka e tillë kategorikisht nuk do të lejohet. Nëse ndonjë nga futbollistët kërkon të kalojë kohë në SPA, pishinë apo të bëjë ecje, lejen duhet ta marrin te përgatitësi atletik.

Lajme të tjera |  SKANDALOZE/ Federata TRONDIT klubin shqiptar, e përjashton nga Kupa dhe e gjobit 105 mijë euro

Gjithashtu lojtaret duhet të qëndrojnë në dhomë për të pushuar dhe nuk do të lejohet dalja pas orës 22:00. Rregulla këto që duhen respektuar nga të gjithë futbollistët dhe me stafin që shpreson që të tregohen sa më profesionalisht me njëri –tjetrin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us