Sylvinho sërish në “HALL” para Çekisë, mungojnë dy mbrojtësit dhe sulmuesi

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Republikës Çeke.

Një 90 minutësh tepër i rëndësishëm, teksa me skuadrën nuk janë bashkuar dy mbrojtësit, Jon Mersinaj e Adrian Bajrami. Dyshja do të jetë me grupin e futbollistëve kuqezi mbrëmjen e sotme.

I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por futbollisti u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë.

Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për përgatitje atletike dhe ushtrime taktike.

Ndeshja e parë e nëntorit Shqipëri – Çeki, do të luhet të shtunën më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us