Sylvinho “shtrydh” legjionarët, shqiptarët rikthehen në Serie A, mungon vetëm Ramadani


Legjionarët e Serie A mbeten “zemra” e ekipit përfaqësues, baza më e rëndësishme. Nga dyshja e Empolit, Berisha-Ismajli, tek Asllani për të vijuar te Nedim Bajrami, Hysaj dhe Gjimshiti, të gjithë u kthyen menjëherë në ekipet respektive. Empoli shpreson shumë që Berisha dhe Ismajli të vijojnë me formën e tyre fantastike ndërsa janë stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

404446589 736777801818063 1901360187381845872 N

Me shumë minuta në këmbë, por me më shumë vetëbesim edhe Asllani është stërvitur rregullisht me Interin në vigjilje të sfidës kundër Juventuesit, i gatshëm për të zëvendësuar Calhanoglu në çdo moment.

402648082 734508072045036 8665540328026191348 N

Pikëpyetja e madhe ka të bëjë me Hysajn i cili prej javësh nuk aktivizohet nga trajneri Sarri. Me grupin është stërvitur edhe Gjimshiti, gati për të udhëhequr Atalantën e tij në sfidën kundër Napolit. I vetmi legjionarë i padisponueshëm këtë javë është Ylber Ramadani i cili ka plotësuar numrin e kartonëve.

Lajme të tjera |  "Kisha oferta të tjera në Superiore, ja pse zgjodha Egnatian", Veseli "sms" Sylvinhos: Jam gjithmonë gati për Kombëtaren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us