Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se do të duhen disa javë të tjera për nisjen e projektit të qendrës së azilkërkuesve në Shqipëri. Ajo u përgjigj kështu pyetjeve të gazetarëve pas takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për luftën kundër emigrimit të paligjshëm.
Sipas Melonit, Italia dhe Britania e Madhe po përqendrojnë përpjekjet për të intensifikuar luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa qeveria italiane po punon me “seriozitet të jashtëzakonshëm” në këtë projekt. Meloni nënvizoi se të gjithë sytë e botës janë fokusuar në këtë nismë dhe, ndonëse ka vonesa, përparësia është të sigurohet funksionimi i saj i suksesshëm.
“Folëm për protokollin Itali-Shqipëri për të cilin qeveria britanike i kushton shumë rëndësi, ofruam elementë për të kuptuar më mirë këtë mekanizëm”, shpjegoi Meloni, e cila theksoi se fenomeni i migrimit të paligjshëm prek të gjithë kontinentin evropian. Ne jemi dakord që gjëja e parë është të intensifikojmë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke bashkuar më shumë përpjekjet tona.” tha ajo sipas mediave të huaja.