“Ta marrim fëmijën peng, me laçianë nuk merret dot njeri”, kërcënohet familja e Sibela Abedinit që u vetëvr* pas FOTOVE në ‘Tik Tok’!

Nëna e Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u vetëvra pas shantazheve me foto intime në “Tik Tok“, në News24, deklaroi se një person e ka kërcënuar.

Ajo shprehet se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”.

“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku. Abedini dyshohet se kreu vetëvrasje, pas publikimit të një foto intime të saj.

Lajme të tjera |  Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit: Por nuk përmend as SHBA dhe as Trump

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us