Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që kanë bërë gjatë 33 viteve të fundit.
Rama uroi që më në fund Shkodra të ndryshojë, t’i bashkohet fitores së socialistëve në të gjithë Shqipërinë.
Pjesë nga fjala e Ramës
Shpresoj që Shkodra të mos dalë veç nga treni i fitores tonë në të gjithë Shqipërinë, që Shkodra ta ketë kapërcyer problemin psikologjik që kishte falë këtyre dy viteve se me thënë të drejtën ma ka nxi jetën. Vija këtu, fol e fol, kot. Bum! Humbje. Edhe thosha ca njerëzish janë këta, si ka mundësi që jetojnë mes plehrave, që jetojnë në këtë qytet që ka më shumë se të tjerët bekimet e zotit, me lum, liqen, det e mal dhe këta janë sikur jetojnë në 90. Të paktën të thonë po mirë mo hajt ta provojmë njëherë këtë budallin e gjatë. Se i provuam këta të mençurit dhe na mbajtën në bërllok.
Madje edhe para një muaji e gjysmë prapë komunist deri në fund, nga ata më të këqinjtë. Se ka pasur burra të ndershëm komunista, por nga ana më të poshtrit që i thtoë PD hajde se do të bëjmë primare, dhe ku dolën fituesit i mori dhe i futi në bark. I zhduku. Kaq keq ka rënë pazari këtu në Shkodër? Kaq poshtë ka shku PD? Kaq shumë ju demokratët dhe shkodranët e mëdhenj iu nënvlerëson bufi sa iu ka sjellë Luçiano fake Pavarotti këtu në krye të listës? Por Luçianon Pavarottin të vërtetin Shkodra e ka dëgjuar msheftas. Tani sjell Luçianon nga Elbasani. Ç’punë ka ai këtu? Do të drejtojë Shkodrën? Kaq pa mend e pa tru as me drejtuar shtëpinë tuaj iu mendon bufi juve demokratëve të Shkodrës. Kaq çyryk ju di bufi ju, që s’keni një njeri t’ju drejtojë por ju sjell Luçiano fake Pavarotin që e fitoi Elbasanin para 4 vitesh dhe doli dhe thoshte na e vodhi elektronika votat?.
Më dukej tmerr, e gjithë Shkodra shkonte në Ulqin, tani i gjithë Ulqini vjen në Shkodër dhe jo vetëm. Do të arrijmë shpejt 1 milion turistë. Për të gjithë ata që thonë se Edi Rama nuk e don Veriun, po ju them se kemi investuar 1 miliard e 300 milionë euro. Ekonomia këtu sa ka filluar. Ky djep kulture, do të bëhet djep ekonomie.
Më 11 maj është një takim me historinë, jo zgjedhje të zakonshme. Për pak ditë do të shkoj në Kuç dhe do të shkruaj rezultatin. Ne nuk luftojmë 71 mandate, ato i kemi të sigurta, ne na duhen më shumë, për të bërë reforma, për të hyrë në BE.”, u shpreh Rama.