Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me disa persona në Vorë.
Noka pretendon se bandat janë aktivizuar dhe po bëjnë presion. Mes tij dhe disa personave ka patur përplasje verbale.
“Ta tregoj unë ty! Do të zvarris!”, iu drejtua Noka njërit prej personave.
“Më ke sjell njerëz te shtëpia për të pirë kafe me mua”,-u shpreh një nga qytetarët.
“Ka informacione që është mbushur gjithë banda që kërcënojnë. Janë pajisur me vëzhgues dhe dirigjojnë çdo votë”, deklaroi Noka për mediat.
Kujtojmë se në Vorë, po votohet elektronikisht.