Tabaku: Ngritja e Komisioneve hetimore e drejtë e opozitës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se mazhoranca nuk do të zbatojë të drejtën kushtetuese të përcaktuar si shans për opozitën; ngritjen e Komisioneve hetimore.

Në një reagim në rrjetet sociale, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ngritjen e komisioneve hetimore, Tabaku tha se “ditën e sotme dëgjuam një ligjërim të gjatë në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore, të cilat mazhoranca i ka penguar vazhdimisht sidomos pas përfundimit të një Komisioni Hetimor si i Inceneratorëve që në fakt dëshmoi qartësisht se çfarë natyre ka qeverisja socialiste”.

“Pretendimi i përdorur më shpesh nga mazhoranca është se këto komisione hetimore nuk mund të ngrihen mbi bazën e një ligji të vjetër. Ndonëse nuk bashkëndaj këtë mendim, pasi komisionet hetimore efektive janë ngritur dhe kanë operuar pikërisht mbi këtë ligj të vjetër duke rezultuar edhe efektive, siç pranoi vetë kryetari mazhorancës”, nënvizoi Tabaku.

Sipas saj, arsyeja përse kanë rezultuar efektive lidhet me vullnetin politik për t’i shkruar deri në fund edhe kur mazhoranca përdorte akrobaci proceduriale për t’i mbyllur ato.

Së dyti, vijon Tabaku, mbas përfundimit të punës së komisionit hetimor dhe mbasi pritëm mazhorancën për 6 muaj të merrte inicitiava për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore depozitova në emër të grupit Parlamentar të PD një draft ligj për këto ndryshime.

Lajme të tjera |  Gati plani për nesër! Bardhi s'jep detaje për aksionin e opozitës: Nesër do të jemi në Kuvend

‘Kështu, që prej datës 9 dhjetor 2022 (pra një vit më parë) kam dorëzuar një paketë të plotë ndryshimesh ligjore në kuvendin e Shqipërisë. Ku në njërin prej tyre ka qenë pikërisht ligji për komisionet hetimore. Një projektligj i punuar me një grup ekspertësh mbi këto ndryshime duke marrë shembujt më të mirë të mundshëm dhe duke pasur parasysh gjithë problemet dhe problematikën që kam hasur në drejtimin e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, por dhe gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi ngritjen e Komisioneve hetimore”, nënvizoi Tabaku.

Ndonëse, shtoi ajo, në Konferencën e Kryetarëve në shkurt të 2023 u vendos me dakordësi që të ngrihej një komision i përbashkët për ndryshimet ligjore në këtë ligj me vullnetin sigurisht të mazhorancës ai u shty për kalendat greke e nuk u zbatua kurrë.

“Natyrisht me alibinë e përhershme se opozita nuk i do këto ndryshime, kur në fakt Partia Demokratike ka dëshmuar edhe në ditët më të vështira që ka mundur të dërgojë në SPAK një raport aq cilësor saqë sot e kësaj dite bën lajm brenda dhe jashtë vendit. Nëse sot, parlamenti i Shqipërisë ka një numër rekord kërkesash për komisione hetimore vjen sepse në asnjë parlament tjetër të botës zv/Kryeministri nuk është në kërkim ndërkombëtar, që dy ish deputetë nën logon e mazhorancës janë sot nën hetim dhe me dy vendime të marra. Dhe vështirë do qe për publikun të kuptonte rëndësinë e situatës nëse nuk do të kishim ngritjen e këtyre komisioneve”, theksoi Tabaku.

Lajme të tjera |  40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë

Sa për shqetësimin, shtoi Tabaku, se disa komisione edhe mund të dështojnë sepse janë ngritur mbi thashetheme t’ia lënë këtë faturë opozitës.

‘Pasi historia dëfton se në fakt edhe Inceneratorët u konsideruan një thashethem e që në fakt rezultoi thashethem i vërtetë. Por me çduket nuk duan të zbatojnë të drejtën kushtetuese të përcaktuar si shans për opozitën; ngritjen e Komisioneve hetimore. Raportet e të cilave mund të rrëzohen nga mazhoranca, por që mund fare mirë të fitojnë mendjen dhe zemrat e njerëzve përpos se arsyen juridike të prokurorëve që mund të procedojnë penalisht të dyshuarit. Pse kanë frikë nga drejtësia e opinionit publik dhe ajo e re! Në fund të ditës kjo është një çështje zbatimi ligji sigurisht por mbi të gjitha një çështje vullneti politik! A ekziston vullneti politik për ta kthyer parlamentin në arenë debati, argumentesh e idesh apo për ta përdorur si noter sa herë duhen ligjet e radhës?’, tha Tabaku.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us