TABELA/ Partizani i Abilaliajt prek fundin, ritmet e një ekipi që bie nga kategoria pas ikjes së Veselinoviç

Partizani i vitit 2025, pas Teutës, është skuadra që ka grumbulluar më pak pikë në Superiore. Vetëm 11 në total përgjatë 12 ndeshjeve.

“Demat” vendosën të shkarkojnë Veselinoviç pas javës së 26-të, që përkoi me humbjen ndaj Bylisit(2-3). Drejtori i Partizanit, Arbër Abilaliaj, e pasoi në krye të pankinës.

Kjo lëvizje nuk ka dhënë fryte deri tani. Në dy muaj janë luajtur pesë javë të Superiores.

Katër pikë të grumbulluara, ndërsa vetëm Laçi ka grumbulluar më pak. Në të gjithë rastet, tabela me ndeshjet e Superiores në vitin 2025 tregon se Partizani ka prekur fundin.

Të kuqtë, falë pjesës së parë të sezonit, mbeten në zonën Final Four. Tashmë Elbasani është vetëm katër pikë larg.

Lajme të tjera |  Protagonist që në sezonin e parë në Armeni, Erald Çinari shpallet kampion me Noah

TABELA E RENDITJES PASI VESELINOVIÇ U LARGUA NGA PARTIZANI (Ndeshja Egnatia-Vllaznia mbetet për t’u zhvilluar)

Screenshot 2025-03-27 195821

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us