“Tajvani do bashkohet me Kinën”, presidenti kinez kërcënon në urimin e fundvitit

Në mesazhin e funvitit presidenti i Kinës, Xi Jingping ka deklaruar se Tajvani do të bashkohet me Kinën.

Presidenti Jingping tha se “të gjithë kinez në ngushticën e Tajvanit kanë një qëllim të përbashkët për të te jenë bashkë në lavdinë kombit kinez.

Mesazhi i kreut të shtetit kinez ka ngritur shqetësime në qarqet ndërkombëtare për përkeqësim të situatës  në gjithë rajonin.

Mesazhi i kreut të Pekinit vjen në një kohë që në Tajvan pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja. Në 13 janar, Ishulli do të shkojë në votime për të zgjedhur presidentin e ri dhe parlamentin. Tensionet mes dy shteteve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të manovrave ushtarake të kryera nga ushtria e Pekinit. Ndërkohë SHBA ka dërguar prej kohësh ndihma ushtarake për Tajvanin me qëllim modernizimin e ushtrisë në rast të një sulmi të mundshëm.

Lajme të tjera |  Greva dhe ngujime, Meta i bashkohet thirrjes së Berishës: Ne do i bashkohemi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us