Takim “kokë më kokë” dhe i papritur, Elbasani bashkëpunon me klubin e Champions League

Ditën e sotme është zhvilluar një takim “kokë më kokë” mes drejtuesve të klubit të Elbasanit dhe atyre të Bolognas. Drejtori sportiv i verdhebluve ka qenë prezent në ambientet e klubit italian.

Aty, Elton Guranjaku është takuar me drejtorin sportiv të Bolognas, Giovani Sartori, skautin, Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademisë së Bolognas, Lorin Margotto. Një bashkëpunim i papritur nga klubi shqiptar me atë italian.

Njoftimi i klubit të Elbasanit:

Eshte mbajtur nje takim ne ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna per nje bashkepunim ne te ardhmen, per shkembim eksperiencash ne sektorin e te rinjve, te trajnereve te moshave, si dhe ne skuadren e pare.

Falenderojme Drejtorin Sportiv Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademise Bologna FC Flavio Loris Margotto per mikpritjen dhe urojme qe ky bashkepunim te jete i frytshme per te gjithe palet!

 

Lajme të tjera |  Pa trajner dhe drejtor sportiv, zbulohet kur Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us