Një takim informal është zhvilluar disa ditë më parë nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka me iniciativën e Agron Dukës. Sipas burimeve takimi ka pasur për qëllim diskutimin sesi opozita të bashkohet në një koalicion të vetëm.
Nga burimet e gazetarit e Osman Stafa, thuhet se aleatët i kanë kërkuar Bardhit dhe Nokës që të hyjnë duke u bashkuar në një logo të vetme. Propozimi është kundërshtuar nga Flamur Noka, duke thënë se nuk mund të bashkohen me ata që nuk kanë bërë opozitë.
Sipas aleatëve bashkimi me Bashës në federatë maksimizion votën e opozitës duke e forcuar si alternativë për zgjedhjet e 2025.
“Jam kundër kërkese për bashkimin me Bashën, s’bashkohemi me ata që nuk kanë bërë opozitë”, ka thënë Noka.