Takimi me djalin e Trump në Serbii! Rama: Absurde! Këneta bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te Trump, e përgënjeshtruan

Edi Rama: Godasin dhe krijojnë një thashethem absurd total. Unë nuk vajta as te funerali i Papës se prisja nga vllau jem në Beograd, se më shkrijnë edhe këta kënetarët e Kosovës që kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës se ata e kanë me Vuçiç, më shkrijnë fare me këto teori. Pra unë nuk vajta te funerali se prisja Vuçiç që të merrte në Beograd dhe të takoja si rastësisht djalin e Trump dhe këtë do ta bënte Grennell, që është person i respektuar me të cilin kam njohje dhe miqësi krejt normale por që kurrën e kurrën as s’do tia kërkoja një gjë të tillë. Pse duhet të shkojë në Beograd apo ku të doni që të takoj çunin e presidentit, apo kështu funksionon te këneta me çunin e babit, që babi çfarë. U detyruan ata edhe ambasadori, edhe çuni që të përgenjeshtrojnë kënetën që deri dje bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te shpia e Trump. Na sollën edhe Laten, 6 mln dollarë Latifi mund të shkojë nuk e di se ku. Përse? Për të marrë 6 mln dollarë kot lëviz Tifja ku të duash ti. Çfarë lidhje ka kjo me Amerikën dhe politikën amerikane. Ne nuk japim para për inceneratorët. Ne japim që të vazhdojë të mbahet pastër Tirana. Landfillin e Tiranës e ka shtet.

Lajme të tjera |  PD, kontratë 6 mln dollarë për lobim në SHBA, Celibashi: Gjykimin tonë e japim pas 11 majit!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us