Talat Xhaferi kryeministër! Mediat maqedonase i publikojnë foton krah të shumëkërkuarit Shevali007

Mediat maqedonase kanë publikuar një foto ku kryeministri i sapozgjedhur Talat Xhaferi, që bëri dhe historinë duke qenë i pari shqptar në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shihet krah një të shumëkërkuari nga drejtësia.

Bëhet fjalë për Sheval Muaremi, i cili është shpallur në kërkim si kreu i një grupi kriminal që akuzohet se ka urdhëruar të paktën katër vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge.

Mirëpo, ky person, ka gjetur mundësinë që të shkrepë një foto krah Xhaferit dhe jo vetëm. Në një tjetër foto shihet dhe me Presidentin Stevo Pendarovski.

Talat Xhaferi kryeministër! Mediat maqedonase i publikojnë foton krah

SHEVAL MUAREMI DHE PRESIDENTI STEVO PENDAROVSKI; SHEVAL MUAREMI DHE TALAT XHAFERI

Banda dyshohet se kontrabandonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë, duke përdorur Ballkanin si një port të sigurt. Ata akuzohen se kanë transportuar të paktën 435 kilogramë kokainë në Belgjikë, 106 kilogramë kokainë në Holandë dhe transportimin e sasive më të vogla të kokainës nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu dyshohet të kenë lidhje dhe me vrasjen e Shyqyri Beut, një shqiptar nga Kavaj, që u gjet i groposur në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, dy muaj pas zhdukjes.

Lajme të tjera |  “Shyqyr po hapen kutitë, të mos akuzojmë njëri-tjetrin, kemi shejtanë”, Murrizi takohet me Vrenozin, simpatizanti: Në të ardhmen…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us