Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut! Merr mandatin për formimin e qeverisë teknike dhe ka një premtim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi sot mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e qeverisë kalimtare, që do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare.

Xhaferi në pranimin e mandatit tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Ai gjithashtu theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.

Të shtunën mandatari teknik do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike shpallën propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Qeveria teknike duhet të zgjidhet dhe të votohet deri në mesnatën e së dielës. Ende është e sigurt nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë qeverinë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us