Talenti i futbollit ndahet nga jeta në mënyrë tragjike, reagon presidenti Armand Duka

Sot shënon një ditë zie në Shkodër, por jo vetëm, edhe në Shqipëri. Një djalosh 13-vjeçar u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme si pasojë e një aksidenti automobilistik me motorr.

Fabian Shpatit iu ndërpre ëndrra për futbollin përgjysëm me një aksident fatal që i mori jetën. Për ndarjen nga jeta të 13-vjeçarit, pak më parë ka reaguar dhe klubi i Vllaznisë.

“Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.

Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Teuta i bën “gjëmën” Tiranës dhe Elbasani nxjerr jashtë “Final – Four” Partizanin, fitore “jetike” për Laçin (REZULTATET)

Prehu në paqe Fabian!”, shkruan presidenti Duka.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us