Talenti i thotë “lamtumirë” Kombëtares? Konfirmon largimin surprizë: Kushtet financiare janë më të mira

Feta Fetai ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për të ishte raportuar më parë interesi nga Lindja e Mesme, dhe pse emri i klubit me të cilin do të luajë nuk bëhet akoma i ditur.

Fetai përmendi kushtet e ofruara financiare, që e kanë shtyrë të largohet nga Lokomotiva Zagreb. 20-vjeçari i mesfushës konsiderohet një nga talentet më të spikatur të Kombëtares, për moshën e tij. Kjo lëvizje mund të ndikojë jo pak tek e ardhmja me kuqezinjtë, pasi akoma nuk kishte debutuar për të treguar aftësitë.

“I thashë lamtumirë të gjithëve në klub dhe jam në pritje të finalizimit të transferimit. Duhet të jetë një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe, jemi afër marrëveshjes dhe nëse nuk ka probleme, do të shkoj në Lindjen e Mesme. Gjithsesi po largohem nga Lokomotiva. Dhe duhet të shpreh mirënjohjen time për të gjithë, Lokomotiva ishte familja ime e dytë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Partizani “blindon” repartin e sulmit

Erdha si një 18-vjeçar anonim nga Rabotniçki dhe te Lokomotiva pata një shans të tregoj veten dhe nuk do t’i harroj kurrë këto dy vite të mrekullueshme. Të gjithë në klub më ndihmuan dhe në veçanti i jam mirënjohës ish-trajnerit Silvi Çabraja, i cili besoi tek unë, më dha një shans, më inkurajoi vazhdimisht dhe më dha besim”, ushpreh fillimisht Fetai për “Sportske Novosti”.

A keni pasur ofertë tjetër? Nuk e di, menaxherët kujdesen për këtë. Kushtet e ofruara janë dukshëm më të mira financiarisht dhe nëse nuk ka probleme, duhet të nënshkruaj kontratë në ditët në vijim dhe të shkoj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us