Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer një nga momentet e vështira në jetën e saj. Ajo në një bisedë me Glorian ka treguar humbjen e një fëmijë në fillim të bashkëjetesës me portierin e Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën. Këngëtarja rrëfeu se shtatëzania e saj përfundoi spontanisht, teksa ishe 7 javëshe.
“Isha shtatzënë para 3-4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi. Kjo periushë ka qenë muaj Ramazani”, tha ajo.
Më tej ajo tregoi se do të tentojë sërish që të sjellë në jetë një fëmijë, si fryt i dashurisë së saj me Albanin. Çiljeta tha se kanë 8 vite së bashku dhe është momenti i duhur për të pasur një fëmijë.